Policia e qytetit të Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin “Pesjaku”. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 281 kg kanabis si dhe një armë zjarri. Gjithashtu është bërë i mundur dhe arrestimi i personit që e posedonte lëndën narkotike.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në vendin e quajtur “Kunupicë – Pesjakë”, Gjirokastër, në stanin Hysen Brahimi 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambient.
Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar kanabis, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë. Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./
tvklan.al