11 gjimanzistëve që u konstatuan me telefona celualarë, ndërsa po zhvillonin provimin e Matematikës një ditë më parë, nuk do t’i njihet rezultati.
Vendimi është marrë nga Komiteti i Maturës Shtetërore.
Ministria e Arsimit thotë përmes një njoftimi për shtyp se ndaj 5 administratorëve që nuk identifikuan maturantët me celularë do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.
Ndërkohë “Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër“ thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit ka vendosur t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me drejtorin e gjimnazit. /abcnews.al