Një 61-shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi është kapur me 100 gramë kokainë. Mediat në vend bëjnë me dije se nëse kokaina do të shitej i moshuari do të fitonte 100 mijë Euro.
Shqiptari, që banonte në Vercelli, është një emër i njohur nga policia pasi kishte precedentë të mëparshëm penal.
Sipas policisë ai është arrestuar në mënyrë flagrante në tentativë për të shitur lëndën narkotike. Mësohet se hetimet për shqiptarin kishin filluar që në prill, pas arrestimit të një shpërndarësi droge në Vercelli.
Pas këtij arrestimi nisën hetimet e thelluara dhe u arrit që të identifikohej “furnizuesi” që ishte 61-vjeçari, i cili ishte në gjendje të siguronte sasi të mëdha droge. Tashmë ai do të dalë para gjykatës të njihet me të gjitha provat që janë kundër tij./tvklan.al