Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Ai është dënuar nga Gjykata e Torinos me 4.8 vite burg.

56-vjeçari me iniciale R.H. është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë ndërkombëtare me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

56-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin me 4 vite e 8 muaj burg.

/tvklan.al