Lajme Arkiva 2003

Karnavalet e Korçës një komedi nga Spiro Çomora ka prekur sërish pas shumë vitesh mungesë skenën e Teatrit Kombëtar. Një komedi brilante me një humor aspak vulgar risjellë  në realitetin e sotëm shqiptar nën emrin e thjeshtë “Karnavalet”.

Nikollaq Jorganxhi,  Olimbia, Loni dhe mjaft personazhe të tjerë të famshëm janë risjellë sërish në skenë nën petkun e veshjeve të viteve ’90 me problematikën aktuale me të cilën përballet opinioni shqiptar. fabula edhe pse e vjetër duket se nuk ndryshon aspak. Mblesërirat janë një fenomen i njohur në shoqërinë tonë edhe pse jetojmë në shekullin e 21.

Komedia karnavalet interpretohet nga një trup e njohur aktorësh të skenës sonë si Roland Trebicka, Zamira Kita, Olta Daku, Fadil Kujovska, Rajmonda Bulku, Elida Janushi etj. Ndërkohë që skenografia dhe kostumet janë realizuar nga mjeshtri Agim Zajmi.

Kjo komedi e risjellë pas 10 vitesh mungesë në skenën tonë regjisorin Dhimitër Pecani, i cili karnavalet këtë herë ka preferuar ti ndërtojë si një pjesëz e përditshme  të vendit të tij./tvklan.al