Së fundmi reperi i njohur Stresi në një intervistë është shprehur se është ndarë nga Keisi, por ajo vazhdon të mbajë ende mbiemrin e tij dhe është shumë e shtrenjtë për të.
“Aktualisht nuk jam më të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua, përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para“, është shprehur Stresi.

Pas kësaj deklarate, Keisi i është kundërpërgjigjur ish-partnerit të saj, duke vërtetuar publikisht se ajo nuk mban më mbiemrin e tij por të prindërve të saj.
Ajo ka postuar foton e ID të punës dhe tregon se mban mbiemrin e famijes Bezhani dhe jo Lushaj. /tvklan.al
