Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili është një prej mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mund të shkarkohet ditën e nesërme.

Në një intervistë për Klan News, Këlliçi u shpreh se grupi parlamentar e ka kompetencën për ta shkarkuar Bashën nga funksioni i kryetarit.

Ndër të tjera, Këlliçi tha se në Partinë Demokratike duhet të vendosë vota, në mënyrë që kjo forcë politike të bëhet më e fortë, dhe e gatshme për zgjedhjet bashkiake të vitit të ardhshëm.

Belind Këlliçi: Deputetët janë vendosur vetë dhe kanë marrë qëndrimin e tyre. Ka fjalë që Basha mund të shkarkohet nesër nga Grupi Parlametar. Grupi e ka këtë kompetencë, ashtu siç e përjashtuan Sali Berishën. Grupi ka kompetencë që të shkarkojë këdo që ka vendosur. Është organi më i lartë në Partinë Demokratike. Mjaft më me marifete, me manipulime, dhe të përballemi me votë. Ne do të kemi një mbledhje të rradhës, jemi të fokusuar te makineria elektrorale e Partisë Demokratike. Si sot një vit, ne do të kemi zgjedhjet lokale, dhe duhet të kemi një Parti Demokratike të fortë përballë Edi Ramës./tvklan.al