Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të shqyrtuar mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kthimin pas për shqyrtim në Kuvend të mandatit të Xhaçkës.
Ka qenë opozita e cila ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetes ish-ministre Olta Xhaçka për konflikt interesi, për arsye se bashkëshorti i saj përfitoi statusin e investitorit strategjik dhe bleu tokë shtetërore në Dhërmi për interesa private. Disa ditë më parë, pikërisht për këtë çështje, SPAK arrestoi ish-kreun e Bashkisë Himarë Jorgo Goro, duke thënë se toka që kishte blerë bashkëshorti i Xhaçkës ishte tjetërsuar nga shtet në privat.
Socialistët në Parlament e rrëzuan para disa muajsh kërkesën e opozitës për mandatin e Xhaçkës. Por demokratët e dërguan çështjen në Kushtetuese dhe kjo e fundit vendosi që ta rikthejë në Parlament dhe u ka kërkuar ligjvënësve që ta shqyrtojnë.
Për këtë arsye, gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, ka mësuar se sot pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve rreth orës 14:00.
/tvklan.al