Melisa Doda: “KKRT si dhe gjithë institucionet e tjera shqiptare që trajtojnë problemet e medias, janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka fusha audio vizuale në kuadrin e Integrimit Europian të Shqipërisë, si pjesë e kritereve politike për anëtarësim. Detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizimit  Asociim janë një tregues i qartë i nevojës së ndërmarrjes së këtyre reformave në përputhje me korpusin ligjor të BE-së. Përfshirë dhe modalitet e kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike. Pikërisht kalimi në sistemin numerik kërkon hartimin e një strategjie kombëtare të plotë dhe gjithëpërfshirëse”./tvklan.al