Melisa Doda: “I shpërfytyruar humbësi i 28 qershorit po tregon se ka tmerr dhe frikë nga festa që po afron. Por tashmë pas 20 vitesh tingëllon Don Kishotesk kërcënimi dhe ultimatumi që ai i bën sistemit tonë të demokracisë. Në mënyrë komike ashtu si ati i tij shpirtëror, politik dhe biologjik ai kërkon të mbajë lart frymë revolucionare. Si studentët e dhjetorit dhe deputetë e Partisë Demokratike që rrëzoi familjen politike të Edvinit da t’i them sot aleancës puniste mafioze e Edvinit, Gramozit, Yllit, Fidelit, Koços, Besës, Deliorgjve, Shkrelve dhe kompanisë. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, se 16 nëntori ishte përgjigja më e bukur ndaj ëndrrës sonë evropiane për të pasur një Shqipëri si gjithë Evropa tamam tani që po afron 8 dhjetori. Dua t’i them mafiozëve të kuq të rinj dhe të vjetër që të mos guxojnë të prekin apo të kërcënojnë ëndrrën tonë evropiane, ëndrrën e shqiptarëve për të cilën punuam.”/tvklan.al