Banorët e zonës së Lushnjës do të gëzojnë së shpejti përfitimet e rrugës së Lushnje-Hyzgjokaj, punimet e së cilës sapo kanë filluar dhe pritet të përfundojë në një afat 6 mujor.
Ky aks do të ndërtohet me fondet e qeverisë që arrijnë një vlerë prej 61 milionë lekë. Segmenti rrugor në fjale është 4 km i gjatë dhe do të zgjerohet deri më 5 metra.
Që pas viteve ‘90 në këtë aks nuk është kryer asnjë investim madje as mirëmbajtjeje të pjesshme.
Fillimet e punimeve u inspektuan nga deputetet e qarkut, ministri Sokol Olldashi dhe deputetja Mesila Doda.
Sokol Olldashi: “Unë besoj që me këtë rrugë ne i gjendemi pranë komunitetit Hysgjokaj, ti japim një mundësi eksesit të shpejtë në treg dhe të plotësojmë një kërkesë të vazhdueshme të tyre për përmirësimin e infrastrukturës, dhe për më tepër janë vërtetë, e ritheksoj që jam vërtetë i kënaqur dhe besoj që brenda një kohe shumë të shkurtër kemi arritur në saj të një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi pasur me qarkun Fier. Të përmbushim një premtim elektoral në një kohë rekord”.
Mesila Doda: “Gjithçka që thamë gjatë fushatës nuk ka qenë absolutisht thjeshtë një lloj reklame për të bërë, për të marrë votat e zonës, por është një angazhim i marrë me të gjithë banorët e zonave, me të gjithë ato me të cilët na kanë besuar qeverisjen për 4-vjeçarin e ardhshëm dhe për të ribërë me dije që do të vazhdojmë, do të kemi të njëjtin kujdes ndaj të gjithë banorëve të zonës. Infrastruktura do të paraqes pa dyshim, është kryefjala e zhvillimit të vendit dhe është kryefjala e 4 viteve të ardhshme”.
Qeveria ka në plan asfaltimin e çdo segmenti në Myzeqe. Pas këtij aksi dhe punimeve të filluara në segmentin Klubi shoferit-Divjake, do të nisin punimet dhe për asfaltimin e rrugës së Grabjanit dhe të Darzezës./tvklan.al