Platforma digjitale tokësore e TVKLAN ka nisur tashmë transmetimin edhe në zonën e Mirditës dhe Matit. Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi kodrën në Shpal, në verilindje të qytetit të Rrëshenit, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të gjithë kësaj zone.

Kjo platformë, mbulon me sinjal HD qytetet Rrëshen, Burrel, Klos si dhe fshatrat e rrethit të Mirditës.

Kalur,
Bukemire,
Shperdheze,
Livadhas,
Gziq,
Mala,
Nderfushe,
Bungaj,
Jezull,
Tarazh,
Sheshaj,
Rrushkull,
Bardhaj,
Perlat,
Prosek.
Perlat i Eperm

Si dhe fshatrat e rrethit të Matit:

Ulez,
Bruc,
Lac,
Urake,
Bushkash,
Stojan,
Baz,
Shesh,
Karice,
Kurdari,
Gurre e vogel,
Gurre e madhe,
Fullqet,
Dars,
Xiber
dhe Klos fshat.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e kodrës në Shpal, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN HD, KLAN PLUS HD, ABC NEWS HD, TV SCAN HD, SYRI HD, KLAN MACEDONIA HD, dhe KLAN MUSIC HD.

Platforma High Definition e TV KLAN, platforma e parë dhe e vetme private që nisi transmetimet dixhitale në rrethet e Mirditës dhe Matit, dhe si gjithmonë e vetmja platformë që mund të shihet pa dekoder dhe pa asnjë pagesë.