Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas dorëheqjes së kryetarit të KQZ Fotaq Nano, pritet dhe largimi i anëtarëve të tjerë të këtij komisioni. Zëvendësimi i tyre pritet të bëhet në bazë të një formule të pranueshme për pozitën dhe opozitën. Ndërkohë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që ka detyrimin ligjor për të plotësuar vendet vakante në KQZ, duke pasur parasysh se anëtarët e këtij komisioni, i zgjedh duke u bazuar dhe në kandidaturat e paraqitur nga konferenca gjyqësore kombëtare.
Kjo konferencë, do të mblidhet më 9 Shkurt, për të diskutuar konkretisht për vendin vakant në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas largimit të Fotaq Nanos. Konferenca gjyqësore është duke mbledhur kërkesat me CV e juristëve që duan të kandidojnë për anëtarë të KQZ. Më pas kjo konferencë do të paraqesë propozimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego