Lajme Arkiva 2003
Pas një mbledhje të gjatë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur kryetarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kështu janë lëvizur kryetari i gjykatës së Durrësit Vangjush Kallço i cili tashmë gëzon postin e kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit.
Ndërsa Artan Gjermeni, kryetari i gjykatës Lushnje, shkon kryetar i gjykimeve të Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur gjithashtu gjashtë anëtarët e tjerë të kësaj gjykate, të cilët janë punonjës me stazh të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjykatën e Tiranës./tvklan.al