“Talk Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan ka nisur dhe me atë janë shfaqur pëlqimet dhe mospëlqimet e para.

Publiku po prezantohet dita-ditës me konkurrentët, të cilët po e shfaqin veten përmes diskutimeve në studio dhe po ashtu nëpërmjet klipeve të prezantimit.

Një ndër ata ishte ai i Kleonës, gocës që ka nxitur jo pak debate në studio gjatë këtyre ditëve.

Kleona: Ju kam sjellë ambientin ku unë kaloj një pjesë shumë të madhe të kohës time sepse kjo është edhe puna ime, edhe jeta ime, pasioni im. Di t’i kërcej të gjitha zhanerat, por kam ngecur tek kërcimet latine sepse ata shfaqin Kleonën e vërtetë. Zakonisht flirtoj me sy dhe gjithmonë kam arritur atë që dua. Asnjë mashkulll nuk ka rezistuar pa u ulur në këmbët e mia.

Mami im është pika ime e dobët. Asnjë nuk e ka kuptuar anën time të ndjeshme, por në fakt unë jam shumë dhe askush tjetër përveç familjes nuk e ka kuptuar këtë gjë. Shpresoj që në “Love Story” të jetë dikush që ta njohë Kleonën ashtu siç është në të vërtetë.

Fëmijëria ime ka qenë e ndërthurur, sa çapkëne, aq edhe e urtë, kjo gjë vazhdon më ndjek dhe sot. Fëmijërinë e kam pasur shumë të lumtur, kam qenë e vogla, e përkëdhelura. Në të njëjtën kohë kam pasur mamin një çikë të rreptë. Mami është krenare për mua, edhe sikur gabimet më të mëdha t’i bëj në jetë, jam e sigurt që ajo do të jetë krenare për mua se do të thotë vajza ime e provoi, bëri atë që deshi dhe në fund fare do të bëjë diçka tjetër që do të ia vlejë./tvklan.al