Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurorinë e Kavajës ish-kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës Ndriçim Dushku.

KLSH ka nisur auditimin në fund të vitit të shkuar për periudhën Janar 2016 deri në fund të 2017-ës. Sipas auditimin, ai ka shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën e 245 mijë dollarëve për tjetërsim të paligjshëm të pronave shtetërore me sipërfaqe 27 hektarë.

KLSH thotë se në 16 raste toka shtetërore është dhënë me qira përpara se të ngrihej Komisioni i Qiradhënies së Tokave Bujqësore të Pandara.

Një tjetër shkelje është konstatuar edhe në projektin “Rivitalizimit Urban i Qendrës së Qytetit Rrogozhinë” për volume punimesh të pakryera, por të paguara.

Dëmi ekonomik në këtë rast rezulton ne vlerën e 60 mijë dollarë dhe KLSH ka kallëzuar mbikëqyrësin e punimeve.

Tv Klan