Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Përfaqësuesit e partive politike të koalicionit Aleanca për Shtetin, kanë diskutuar amendamentet që do ti propozohen tryezës së partive politike më 30 Mars. Këto amendamente përfshijnë përmirësimin e procesit të regjistrimit të votuesve, komisioneve të qendrave të votimit dhe zonave elektorale.
Aleatët kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër riformulimit të KQZ. Edhe ligji zgjedhor pritet të ketë ndryshime të pjesshme në shpërndarjen e rezultatit, që partitë do të marrin në zgjedhje. Krahas 100 deputetëve, që zgjidhen drejtpërsëdrejti në zonat elektorale, 40 deputetë do të përfitojnë në vendet në parlament, në bazë të përqindjeve që do të fitojnë partitë e tyre./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame