Ndeshja me Hungarinë të shtunën ka grumbulluar kuq e zinjtë në Durrës. Trajneri Haan ka patur në stërvitjen e paradites të hënë pothuajse të gjithë grupin, i cili pritet të plotësohet të martën me Dallkun dhe Currin.
Takimi me përfaqësuesen hungareze është shumë i rëndësishëm për të marrë pikë, pasi ndeshjet e tjera në fushën tonë i kemi me kundërshtarë si Danimarka kryesuese dhe Portugalia.
Kuq e zinjtë nga ana tjetër duhet të zgjidhin një problem të madh. Duhet që sulmuesit të nisin të shënojnë sërish.
Ervin Skela: “Ndeshjet e fundit neve kemi pasur problem këtë në këtë aspekt. Rastet kanë qenë, por mendimi është që neve duhet të jemi çik më të dashuruar për të shënuar gol, siç mund të them sidomos sulmuesi duhet të jetë me atë inatin që do futem në fushë dhe do realizoj do me thënë patjetër një gol. Shpresoj që këtë herë të ndodhi ndryshe.”
Arie Haan në sulm ka thirrur 4 lojtarë Salihin, Berishën, Sukajn dhe Memellin. Skela ka shprehur keqardhjen për mungesën e Bogdanit, ndërsa i mëshuar sërish idesë që ekipi nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime si me Maltën, por të jetë më i përqendruar.
Një rezultat i mirë me Hungarinë sipas mesfushorit të … do të kthente besimin tek tifozët. Rivali ynë i radhës ka grumbulluar 7 pikë pas 4 takimeve dhe renditet në vendin e dytë. Shqipëria e ka humbur ndeshjen e parë me Hungarinë me rezultatin 2-0./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku