Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komisioni parlamentar që heton veprimtarinë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ka miratuar më në fund planin e hetimit. Propozimet e socialistëve dhe demokratëve janë shkrirë në një plan të vetëm hetimi, të cilit i janë shtuar dhe disa kërkesa të tjera nga palët, për të shtuar numrin e dokumenteve kryesisht, që kanë të bëjnë me tendera dhe prokurime publike.

Plani hetimit miratohet kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga përfundimi i mandatit të komisionit. Sipas nënkryetarit socialist Bardhyl Agasi, komisioni po vepron shumë ngadalë, duke rrezikuar daljen me një raport të përbashkët në Parlament.

Bardhyl Agasi:- “Në mbledhjen e ardhshme gjithmonë duke u gërshetuar edhe me zotin Olldashi dhe me zotin Xhafa, ne të paraqesim një kalendar, me afate konkrete, për të na vënë më tepër në lëvizje dhe para përgjegjësisë, për shqyrtimin e përbashkët, se do të jemi shumë i vonuar./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço