Lajme Arkiva 2003
Shumë shpejt në komisionin parlamentarë që heton veprimtarinë e Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës që nga viti 1992 do të thirren si dëshmitarë disa nga politikanët më të njohur shqiptarë. Ata janë kryeministri Fatos Nano, kryebashkiaku Edi Rama, Ministri i Rendit Luan Rama, ish-Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, ish-nënkryetarët e bashkisë Blendi Gonxhe dhe Artan Lame.
Këta persona janë thirrur nga komisionerët e opozitës duke përfshirë edhe disa komisionerë të tjerë të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Dëshmia e tyre pas disa ditësh është bërë e ditur pasi komisioni hetimor miratoi me konsensus planin e hetimit.
Nga ana e tyre socialistët pranuan planin e opozitës me debate duke e quajtur të njëanshme dhe të paragjykuar sepse opozita kishte parashikuar një plan hetimi që fillon që nga viti 1998.
Për të plotësuar objektin e hetimit të këtij komisioni përfaqësuesit socialist në projektin e tyre që ju bashkua atij të opozitës kanë shtrirë hetimin që në vitin 1992. Sipas planit të tyre hetimor në komision do të thirren për të dëshmuar të gjithë kryetarët e bashkive të Tiranës prej ’92-shit.
Sali Kelmendi, Arben Brojka dhe Edi Rama si dhe gjithë Ministrat e Kulturës të po kësaj periudhe Dhimitër Anagnosti, Teodor Laço të Partisë Demokratike. Edi Rama , Arta Dade, Esmeralda Uruçi, Luan Rama, Agron Tato i pasuar sërish nga Arta Dade te Partisë Socialiste./tvklan.al