Lajme Arkiva 2003

Për 4 ditë anëtarët e komisionit të transparencës së fajdeve duhet të dëgjojnë dëshmitarët për shitjen e aseteve të firmave piramidale. Pasditen e së enjtes do të nisë ky proces me dëshmitarët e firmës Mustafa Leka. Në seancën e stome është bërë renditja dhe përcaktimi i tyre, përfshi këtu edhe planifikimin e dëshmitarëve politikanë.

Sipas kryetarit të komisionit Imami mungon dokumentacioni dhe lista e kreditorëve në qendrën e informatizimit financiar nuk është gjetur asgjë. Kjo vështirëson punë e tyre.

Bashkim Fino: Dokumentacioni i llogarive të borxhit të shoqërive huamarrëse sot është në tre kopje. Dhe ky dokumentacion për të cilin foli zoti Preçi dhe unë jam dakord, është një kopje në prokurori, një kopje në grupin e mbikëqyrjes dhe një kopje është te administratorët, pra nuk ka asgjë të humbur.

Ndërsa për anëtarin Zogaj ka dy probleme, nxjerrja e borxhit dhe rrjedhja e llogarive bankare.

Preç Zogaj: Çelja e informacionit financiar në gjykatë  dhe në ndonjë institucion tjetër kanë raportuar se borxhi i vetos është 127 milionë Dollarë. Ne akoma zyrtarisht këtu në komision me shkrim dhe me gojë nga përfaqësuesit e qeverisë Nano në grupin mbikëqyrës na është ripohuar se borxhi është 350 milionë. I njohin këto institucione të shtetit shqiptar këta zotërinj apo si njohin?

Pas thirrjes së dëshmitarëve të firmës leka janë kërkuar ata të Cenaj, Silva dhe Kamberit dhe në datën 7 korrik, kur mbaron edhe mandati i këtij komisioni duhet dalë me një akt ekspertizë të përbashkët./tvklan.al