Komisioni i Sigurisë rrëzoi sot dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht për rishqyrtim ligjin për Vettingun në Polici.
Në dekretin e kreut të shtetit thuhej se përfshirja e SHÇBA-së në këtë proces cënon paanshmërinë dhe standardet e ligjit ekzistues.
Ministri Sandër Lleshaj i pranishëm gjatë diskutimeve tha se dekreti i presidentit Meta ishte paragjykues ndaj ministrisë së Brendshme. Sipas Lleshajt, argumentet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë.
Tv Klan