Trajneri i Kombëtares Josip Kuze ka bërë daljen e tij për mediat përpara miqësores me Irlandën e Veriut që do të luhet të mërkurën në Tiranë. Kroati ka sqaruar se po vazhdon me punën e tij për të ngritur ekipin për eliminatorët e Europianit të ardhshëm.
Josip Kuze: “Deri më tani kemi punuar me sulmin por duhet të përqendrohemi të mbrojtja. Qëllimi është përmirësimi i ekipit meqënëse kemi përpara kualifikueset e Euro 2012. Irlandën e Veriut e shohim si skuadër të vështirë dhe mendoj se FSHF-ja ka bërë një zgjedhje të mirë. Shpresojmë te një fitore.”
Trajneri nuk ka bërë të ditur si zakonisht formacionin fillestar pasi e shqetëson një dëmtim i Lorik Canës dhe kërkon të presë deri në fund për të vendosur. Kapiteni Altin Lala i rikthyer pas një mungese të gjatë ka paraqitur synimet e kuqezinjve për kualifikueset e Euro 2012.
Altin Lala: “Grupi natyrisht është shumë i fortë duke parë edhe këto skuadra. Franca është favorite Rumania dhe Bosnja. Gjithashtu dhe Bjellorusia nuk është ekip i keq po për ne do të ishte mirë më një fjalë të leshim 2 skuadra mbrapa do ishte sukses i madh.”
Shqipëria është pjesë e grupit D, kualifikues të Euro 2012 , së bashku me Francën, Rumaninë, Bosnjë Hercegovinën dhe Luksemburgun.
Periudha deri në shtator do t’i shërbejë trajnerit Kuze për të vënë në jetë planin e tij, ndërtimin e një skuadre më të fortë./tvklan.al