Për më shumë se gjashtë javë, Azerbajxhani dhe Armenia zhvilluan një luftë të përgjakshme duke lënë pas mijëra viktima.
Tashmë që lufta ka përfunduar dhe palët kanë vendosur paqe, ka nisur që të bëhet dhe bilanci i dëmeve të shkaktuara.
Azerbajxhani në bazë të marrëveshjes të nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë, ka arritur që të merrë shumë territore të reja, por që numëron 2,783 ushtarë të vdekur.
Nga ana tjetër Armenia që doli e humbur ka bërë me dije se nga forcat e saj ushtarake janë vrarë 2,425 veta.
Por nga luftimet nga janë vrarë vetëm ushtare, por dhe civilë. Në bazë të raportimeve bëhet me dije se 143 civilë kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur apo dhe janë burgosur.
Lufta shpërtheu midis dy ish-republikave të Bashkimit Sovjetik në fund të Shtatorit. Të dy vendet pretendojnë për territorin në Nagorno- Karabak, i cili prej vitesh ka qenë “mollë sherri”./tvklan.al