Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të europës i bën thirrje për të ndihmuar kosovarët të gjithë rajoneve brenda shteteve anëtare të saj. Kryesisht drejtuar qyteteve me mbi 30 mijë banorë. Ky kongres autoritetesh mendon të ndihmojë popullin e Kosovës, i ashtuquajtur ndryshe plan marshall.
Shqipëria e konsideruar si një nga vendet më të varfëra në europë është pritësi dhe mbajtësi kryesor i goditjes së kësaj tragjedie njerëzore. Deri tani nga ajo që duket dhe nga vlerësimi i kongresit të autoriteteve locale, 300 mijë njerëz kosovarë janë strehuar në Shqipëri dhe 120 mijë të tjerë në Maqedoni. Ndaj ky binjakëzim ndërmerr lidhjen dhe ndihmën e saj vëtëm me këto dy vende pritëse.
Kjo është një krizë e madhe njerëzor e cila vazhdon të shpaloset në europë. Dy hapat konsiderohen si më të rëndësishme për tu ofruar ndihmë të ardhurve nga Kosova. Ndihma emergjente që është ajo fillestare ushqim, strehim, ilaçe dhe asistencë afat mesme partneriteti./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori