Të gjithë maturantët të cilët duan të aplikojnë për në shkollat e larta në Shqipëri, por që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit, duhet që më parë të njësojnë dëftesën e pjekurisë, dhe më pas do t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, do të ngrihet një komision i posaçëm për të gjitha këto raste i cili do të përllogaris notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notën e provimeve të detyruara d1 dhe d2. Këta Maturantë duhet që të plotësojnë dhe formularin a2 përpara datës 30 qershor 2009.
Fatmir Vejsiu: “Së pari një nxënës i tillë dmth një maturant i tillë të kërkonte të aplikonte për shkollat e larta në Shqipëri, duhet të ketë marrë dëftesën e pjekurisë ose e barazvlefshme me dëftesën tonë të pjekurisë. Përveç faktit që kjo dëftesë duhet ekuivalentohet në Ministrinë e Arsimit nga e cila dalin notat mesatare dhe provimet e detyruara, atëherë nxënësi është i detyruar që krahas tyre të bëj regjistrimin, dëftesën origjinale”.
Maturantët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe do të vazhdojnë studimet për në akademinë e arteve të bukura ose në akademinë e edukimit fizik dhe sportive, mund të konkurrojnë në këto degë duke bërë vetëm njësimin e diplomës, pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro