Vendet e mbetura bosh pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimit të maturantëve fitues në shkollat e larta, do të plotësohen me anë të formularit A3, i cili sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit është një domosdoshmëri.

 Fatmir Vejsiu: “ … të para, sipas kuotave të miratuara nga këshilli i ministrave çdo fakultet mbush vendet bosh me emrat e nxënësve sipas meritës dhe preferencës së tyre. Mund të ndodhi që në këto listat e para nxënës të ikin jashtë shtetit. Nuk ndodh rrallë, nxënës të kalojnë tek shkolla jo publike, nuk ndodh dhe kjo rrallë, nxënës që për motive nga më të ndryshmet mund tymos shkojnë në atë drejtim që i ka dalë në listën e parë, atëherë krijon vendet bosh. Vendet bosh nuk mbushen më me lista të nxënësve kështu apriori, por fillon ngjitja sipas preferencave.”

Por kush do të ketë mundësinë për të plotësuar këtë formular?

Fatmir Vejsiu: “Ai që nuk ka preferuar preferencën më të parë të tij, pra unë mendoj që të jetë në preferencën e 10 dhe ai kandidon, aplikon përsëri preferencën para dhjetës brenda listës që ka pasur ose duke shtuar lista të tjera.”

Formulari A3 do të jetë në duart e maturantëve kandidat për student pas përfundimit të regjistrimit të fituesve të fazës së parë.

Fatmir Vejsiu: “Rreth datës 15 Shtator do publikohen listat e para të kandidatëve për në shkollën e lartë dhe pas saj kërkohet regjistri i këtyre nxënësve në një afat 2 javor dhe kur mbyllet kjo procedurë, pra janë regjistrimet e nxënësve atëherë fakultetet sjellin mosrealizimet. Në kohën që Ministria e Arsimit ka në dorë mosrealizimet në degë të veçanta fillon hartimi i formularit A3, dërgimi nëpër shkolla, plotësimi i nxënësve.”

por pas Formularit A3, ndodh të ketë sërish vende bosh ndaj ministria e arsimit ka menduar për një tjetër formular, Formularin A4./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami