Lëshimi i raketave nga ana e Koresë së Veriut ka detyruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajë një mbledhje urgjente. Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki Moon kritikoi qeverinë koreane lidhur me lëshimin e raketave. “Një veprim i tillë i Koresë së Veriut nuk është promovim i dialogut, paqes e stabilitetit në rajon- tha Ban nëpërmjet një deklarate për media.
Sekretari i përgjithshëm u bëri thirrje të gjitha vendeve të mbajnë një mbledhje urgjente lidhur me këtë plan të Koresë së veriut duke përfshirë në këto bisedime, republikën e Koresë, Japoninë, Kinën, Rusinë dhe SHBA. Një deklaratë që u kundërshtua fuqishëm nga amerikanët të cilat deklaruan dështimin e kësaj prove për faktin se raketa nuk kishte hyrë në orbitë por ishte rrëzuar në oqean.
Po ashtu, një ditë më parë, gjatë samitit të NATO-s presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje Koresë të ndërpriste planin e saj nuklear. Ndaj lëshimit te raketës kane reaguar edhe vendet e krerët e vendeve te BE-së të cilët deklaruan se një provë e tillë kërcënon sigurinë në rajon./tvklan.al