Sot është 2 Prilli, dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin. Prej 2 vitesh Shqipëria nëpërmjet fondacionit “Fëmijët shqiptarë” i është bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare dhe tashmë ajo bën pjesë në hartën botërore për trajtimin e këtij fenomeni.
Pikërisht sot është dita kulmore e një fushate sinsibilizuese mbi autizmin të iniciuar nga fondacioni “Fëmijët shqiptarë” me të cilin janë përfshirë institucione publike dhe grupe të ndryshme interesi.
Autizmi tashmë konsiderohet si kriza e shëndetit publik, shkaqet dhe kurat e të cilit mbeten akoma të panjohura. Fondacioni ka ndërtuar së fundmi një partneritet mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e trajtimit të fëmijëve me autizëm në Shqipëri.
“Autizëm speaks”, një nga organizatat më me influencë në nivel botëror ka njoftuar pranimin e Shqipërisë dhe Irlandës si pjesë e iniciativës globale mbi autizimin në shëndetin publik.
Në deklaratën zyrtare të “Autizëm speaks” bërë publike dje në New York, citohet zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit. Publiku mbarë botëror është njohur sot me apelin e një numri të madh personalitetesh nga e gjithë bota [ër më shumë vëmendje ndaj autizmit, i cili vazhdon të transmetohet gjatë gjithë ditës në kanalin CNN dhe një numër kanalesh të tjera televizive.
Fjalës së zonjës Ban Ki Moon, bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të zonjës Sara Brown, bashkëshortja e kryeministrit britanik etj i bashkohet mesazhi sensibilizues i zonjës Liri Berisha./tvklan.al