Demokracia e shtetit më të ri të Evropës, Kosovës, është sot në provë ndërsa mbahen zgjedhjet e para lokale që pas shpalljes së pavarësisë.
Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit në 36 komuna. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime është e kënaqshme deri në këtë orë dhe se procesi po shkon në përgjithësi mire.
Megjithatë 24% e vendvotimeve në te gjithë vendin nuk janë hapur. Procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor neper 36 komuna është kryer rregullisht dhe deri tani nuk njoftohen probleme të renda.
Në Prizren disa qendra votimi janë hapur me vonese si dhe ka qytetare qe ankohen se nuk gjejnë emrin në lista.
Ne gare marrin pjese 74 subjekte politike me gjithsej 6,787 kandidate, prej te cilëve 205 garojnë për kryetar komune.
Ndërkohë mbetet i paqartë qëndrimi i elektoratit serb në 6 komuna. Ky i fundit e ka gjetur veten mes thirrjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të dalë në votime dhe të atyre në Beograd, që i ka kërkuar t’i bojkotojnë ato.
Zgjedhjet po vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë vendin.
Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 Nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Prishtinës./tvklan.al