Zgjedhjet lokale në Kosovë, do t’i vëzhgojnë rreth 10 anëtarë të Parlamentit Evropian dhe me një numër stafi mbështetës që do të përbëjnë një grup rreth 20 njerëz.
Kështu ka vendosur Komisioni Evropian, i cili është përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë së Kosovës për të dërguar një trup raportues dhe vlerësues për organizimin e zgjedhjeve.
Shefi i zyrës në Prishtinë, Renzo Davidi, tha pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi, se ky trup në fund të procesit do të përpilojë një raport analitik për ecurinë e procesit zgjedhor në Kosovë.
Renzo Davidi: “Është një numër i ekspertëve të cilët do qëndrojnë në Kosovë deri në fund të procesit. Puna është e shumë e karakterit analitik. Ata do të shikojnë mënyrat në të cilat do të punojnë institucionet dhe në të cilat do të mbahen zgjedhjet”.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, tregojë përkushtimin e qeverisë që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Hashim Thaçi: “Do të kemi një angazhim të përbashkët që të përmbyllim dhe këtë proces të rëndësishëm të zgjedhjeve të para të lira në Kosovë e pavarur”.
Edhe pse do të ketë një prezencë në Kosovë, Davidi tha se KE nuk do të ketë asnjë kompetencë ta certifikojë rezultatin e zgjedhjeve./tvklan.al