Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kthimin e listës së Partisë Socialiste me argumentin për mosrespektim të kuotës 30% të grave në qarkun e Lezhës. Pjesë e mospranimit të listave në këtë proces ishin dhe shumë parti të tjera, që gjatë mbledhjeve të dy ditëve të fundit kishin mangësi në dokumentacion. Ndërsa lista e demokrateve është pranuar nga KQZ-ja, së bashku me atë të LSI-së dhe PLL-së. Por mos kthimi i emrave të kandidatëve nuk rriskon aspak procesin zgjedhor, dhe argumenti ligjor për zëdhënësin e KQZ-së Leonard Olli, u njeh një tjetër mundësi subjekteve politik për t’i depozituar ato brenda një afati të dytë kohor.
Leonard Olli: “Në këtë moment e mbrapa subjektet politike duke pasur parasysh edhe hapësirën ligjore që krijon kodi zgjedhor, afatin prej 48 orësh në dispozicion të tyre për të rishikuar këto defekte dhe probleme, t’i sjellin sa më shpejt pranë komisionit në mënyrë që komisioni të vazhdojë punën e tij. Nuk besojmë se do të kemi një rriskim të procesit nëse 1 apo një tjetër subjekt politik, në pamundësi për të diskutuar apo për tu përballur me detyrimet që përcakton ligji zgjedhor, thjesht nuk do t’i pranohen listat shumë emërore në këtë garë elektorale.”
Deri më tani në listat e kthyera nga komisioni qendror i zgjedhjeve përveç mangësive në dokumentacion shumë prej partive politike kanë bërë dhe ndryshimin e kandidatëve në to. Vetëm në listën e PS gjatë katër ditëve të fundit janë bërë tre ndryshime kandidatësh, në qarkun e Lezhës, atë të Shkodrës dhe të Kukësit./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Klevis Çaka