Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi buxhetin e parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, që përllogarit një fond prej 7.3 miliard lekë.
Zërin kryesor në këtë fond e zë sistemi i survejimit me kamera që aplikohet për herë të parë pas sanksionimit në kodin e ri zgjedhor.
Arben Ristani: “Synojmë nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të sigurojmë standardet e kërkuara, synojmë nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të heqim nga raportet e ndërkombëtarëve shprehje të tilla si, edhe një tjetër shans i humbur për vendin. Administrata është treguar e përgjegjshme për të menaxhuar sa më mirë paratë e taksapaguesve shqiptar, por më duhet të them që gjithsesi buxheti është shumë më i vogël nga buxheti i 2005 dhe më i vogël nga buxheti i 2007.”
Rreth 1/3 e këtij buxheti do të shkojë për të përballuar pagat e mbi 41 mijë komisionarëve të niveleve të ndryshme, si dhe punonjësit part- time qe KQZ ofron në prag të zgjedhjeve. Me shumën e akorduar do të blihen gjithashtu edhe fletët e votimit. /tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro