Leonard Olli: “Nga përfaqësues i PD-së pranë komisionit u ngrit shqetësimi se komisioner të propozuar nga PS janë duke përdorur procedura krejtësisht të kundërligjshme. Më konkretisht ata janë duke përdorur llapma me ndriçim ultraviolet për të bërë të mundur sipas tyre verifikimin e dokumenteve të identifikimit të shtesave. Ky fakt u pohua dhe nga vetë përfaqësuesi i PS në mbledhjen e komisionit. Gjithashtu jemi në dijeni se mjaft qendra votimi sërish komisioner të propozuar nga PS-ja janë duke përdorur mikrokamera për të filmuar procedurat e votimit nga zgjedhës të ndryshëm. Informacione që kanë ardhur pranë KQZ-së tregojnë se kjo procedurë gjithashtu krejtësisht e paligjshme po krijon incidente të rënda për procesin zgjedhor dhe po intimidon zgjedhësit. Deklarojmë se kjo procedurë cenon shumë rëndë parimin kushtetues të fshehtësisë së votës. Të ndodhur në këto kushte KQZ bën me dije se për të gjithë administratën zgjedhore votues, por dhe publikun e gjerë se përdorimi i këtyre mjeteve është totalisht i kundërligjshëm dhe në shkelje flagrante të procedurave të votimit që përcakton qartë kodi zgjedhor. U kërkojmë të gjithë komisionerëve që të zbatojnë vetëm procedurat e votimit që përcakton kodi zgjedhor dhe nëse do të ketë komisioner që nuk veprojnë sipas ligjit të mbahen proces verbale dhe të depozitohen në KZAZ-të respektive dhe pranë komisionit qendror. I bëjmë thirrje subjektit politik që i ka pajisur komisionerët e vet me këto mjete tu kërkojë atyre urgjentisht të ndalojnë përdorimin e tyre në çdo qendër votimi. KQZ do të reagojë më ashpërsi kundër të gjitha këtyre veprimeve totalisht të paligjshme dhe garanton se do të kërkojë procedim penal nëse këto raste do të vazhdojnë. Gjithashtu komisioni i bën apel PS dhe komisionerëve të saj për të sjellë komisionerët në qendrat e votimit 3119, 3120, 3121 në komunën Portëz të Fierit, të paraqiten menjëherë pranë këtyre qendrave të votimit dhe të krijojnë kështu mundësinë për hapjen e këtyre dhe shtetasit të votojnë normalisht duke ushtruar të drejtën kushtetuese të votës. Gjithashtu komisioni qendror i zgjedhjeve i bën edhe njëherë apel të gjitha subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të zbatojnë me rigorozitet vetëm ligjin dhe procedurat e parashikuara nga kodi zgjedhor.”/tvklan.al