Ish-kreu i Kuvendit të Parlamentit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë sot para Gjykatës Speciale.

Pas leximit të akuzave, Krasniqi ka marrë fjalën dhe ka kundërshtuar të gjitha akuzat që janë hedhur kundër tij dhe kundër pjesëtarëve të tjerë UÇK-së.

Krasniqi ka thënë se gjatë gjithë jetës së tij nuk i ka bërë kurrë keq askujt dhe nuk mund të pranojë që të quhet pjesë e një “ndërmarrje kriminale”.

Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, tha ai.

Më tej ai shtoi se kanë luftuar kundër pushtuesit që ka kryer gjenocid dhe tha se aktakuzat kërkojnë që të ndajnë popullin e Kosovës në mysliman dhe të krishterë.

Në aktakuzë po përpiqeni t’i ndani shqiptarët në katolikë e në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese”.

Më tej ai tha se është dënuar se ka lexuar e ka shkruar libra dhe shtoi se “e ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të rri nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”.

Më 1981 -1982 ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra, pse kam fol dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe dhe dot ta mbajë edhe këtë padrejtësi se njeriu është më i fortë se guri. Dhe atë që se duron guri e mban njeriu”./tvklan.al