Një krem kundër diellit, por me funksion të dyfishtë, që të freskojë lëkurën, duke ulur temperaturën e saj deri në 6 Gradë. Mbrojtja e lëkurës nga rrezet diellore është e rëndësishme, jo vetëm për të parandaluar plakjen dhe shfaqjen e njollave, por edhe tumoret e lëkurës.

Kësaj here, një grup kërkuesish ka bërë një hap më tej, duke ideuar jo vetëm mbrojtje ndaj rrezeve të forta, por të ndikoje edhe në temperaturën e trupit, duke e ulur atë. Për këtë është përdorur një element i quajtur bioksid titani, që deri në vitin 2022 përdorej në Evropë si ngjyrues ushqimor, por më pas u ndalua.

Përdoret në industri si pigment i bardhë, kryesisht në pordhimin e bojërave, kozmetike e medikamente. Kështu duke iu shtuar kremit mbrojtës kundër rrezet UV, bën që nxehtësia të reflektohet duke penguar nxehjen e objektit.

Procesi quhet ftohje radioaktive, dhe përdoret edhe tek pëlhurat në gjendje të qëndrojnë të freskëta.

Klan News