Rekomandimet e mbi 130 gjyqtarëve do t’i adresohen deputetëve të Kuvendit, kryetarëve të partive parlamentare si dhe ministrave, në formën e një ekspertize juridike, për të hedhur një hap konkret në reformën e sistemit të drejtësisë.

Kreshnik Spahiu: “Lancimi i librit të Bardhë dhe i kësaj armate të re drejtuesish gjykatash nuk është e rastësishme, por manifeston strategjinë tonë tashmë të shkruar si dhe kapacitetet për ta realizuar atë, është e qartë që orteku i atyre që kërkojnë drejtësi të bardhë po rritet çdo ditë dhe do të bëhet i pandalshëm.”

Debatet mbi problemet e sistemit të drejtësisë, korrupsionit në gjyqësorë, mungesën e transparencës apo inefiçensën e gjykatave, janë shndërruar në objekt kritikash nga pushtetet e ndryshme. Zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, inicioi për herë të parë në sistemin gjyqësorë shqiptar një manifest të pjesës më të ndershme dhe vitale të pushtetit gjyqësorë, e cila do ta udhëheqë këtë grupim në lëvizjet për një shtet ligjor dhe për më shuam pavarësi./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani