Këshilli i Lartë i Drejtësisë prezanton reformën në gjyqësor, gjatë një takimi me eksperte ndërkombëtare dhe krerë të përfaqësive diplomatike në vendin tonë.
Zv/kryetari i KLD, Kreshnik Spahiu tha se reforma do të rrisë performancën e sistemit gjyqësor në vend.
Kreshnik Spahiu: “Nëse KLD do të arrijë me sukses këtë reformë padyshim ne kemi të qartë se përtej emrave, KLD duhet të garantojë për gjyqtarët në pushtetin gjyqësor në Shqipëri një standard shumë më të lartë, tashmë të rekomanduar nga partnerët tanë evropian.”
Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi se sistemi i së drejtës është bërë shpesh pre e kritikave në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.
Një ndër kushtet e ndërkombëtarëve ka qenë reformimi i këtij sistemi. Në një intervistë të fundit për TV Klan, Spahiu pohoi se do të merren të gjitha masat drastike dhe ndaj avokatëve që bëhen shkak për zvarritjen pa fund të proceseve gjyqësore./tvklan.al