Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim organizativ me Lëvizjen e Gruas për Integrim, u ndal tek një ndër problemet siç e cilësoi ai tepër problematik në këto 18 vjet demokraci. Ai i varfërisë tek gratë e kryesisht tek ato kryefamiljare.

Ilir Meta: “Ne jemi kundër kësaj lloj shoqërie, që ofron qeveria e Sali Berishës, që i detyroi edhe nënat e Gërdecit të merrnin dhe fëmijët atje për të punuar atje mes predhave, për të shtuar dy lekë më shumë në familjet e tyre. Ne jemi të angazhuar që të garantojmë një përfaqësim shumë domethënës të grave dhe të vajzave dhe në parlamentin dhe në qeverisjen e ardhshme, por nuk mund të ketë një përmirësim të pozitës së gruas dhe të nënës shqiptare dhe të vajzës shqiptare pa një luftë të programuar kundër varfërisë, pra një luftë të programuar kundër monopoleve.”

Ai i ftoi gratë të cilat ishin të pranishme në takimin e LGI-së të luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë që shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen, të mos mbeten thjesht në nivel demagogjie nga partitë politike./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro