Zgjedhjet e 28 qershorit janë një proces i rëndësishëm dhe deçiziv për integrimin e Shqipërisë ne Bashkimi Evropian. Kreu i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch u ka dhënë mesazhin e tij krerëve të lartë të policisë së shtetit, ndërsa na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore.
Robert Bosch: “Në pajtim të pjesës tjetër me bashkësinë ndërkombëtare unë shpresoj shumë që klasa politike ashtu si dhe ata që do të ndihmojnë në administrimin e zgjedhjeve si të gjithë ju që jeni të pranishëm këtu sot, përfshi të gjithë mediat, do të sigurojmë që këto zgjedhje të jenë më të mirat.”
Në Policinë e Tiranës, sot nisi dhe trajnimi katër ditor i atyre forcave policore që do të angazhohen direkt në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Bosch deklaroi se bashkësia ndërkombëtare ka vlerësuar luftën e shpallur ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar, por angazhimi total në zgjedhje nuk duhet te le pas vazhdimin e kësaj lufte te nisur.
Robert Bosch: “Me fjalë më të thjeshta nuk ka kohë për ta mbyllur dyqanin vetëm sepse kemi zgjedhje të përgjithshme mbi vete dhe kjo sigurisht që e bën punën tuaj edhe më të vështirë se ç’është.”
Përvoja e treguar në zgjedhjet e 2005 dhe 2007, ka deklaruar posh e ka pozicionuar policinë shqiptare në rolin profesional dhe larg ndërhyrjeve në procesin zgjedhor.
Gazetare Anduena Llabani