Kryetari i Partisë Lëvizja Legalitetit Ekrem Spahiu pati disa takime me elektoratin e tij në komunën e  Bradasheshit në rrethin e Elbasanit. Duke renditur reformat e shumta të mazhorancës Spahiu tha, se më 28 qershor vendi do të ndahet nga tranzicioni me zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do të mundësoje kjo qeveri.

Ekrem Spahiu: “Më 28 qershor Shqipëria do të arrijë një tjetër sukses sikurse janë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e ndershme dhe për këtë jam i bindur sepse janë marrë të gjitha masat në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, por mbi të gjitha ekziston vullneti politik i kësaj mazhorance për të zhvilluar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për të kapërcyer përfundimisht tranzicionin e votës së lirë.”

Gjatë takimit me banorët, Spahiu prezantoi dhe kandidaten e kësaj partie për rrethin e Elbasanit Emine Shehi./tvklan.al