Krishtlindjet po vijnë, por në fshatin e lindjes së Santa Claus në Finlandën veriore, pandemia e COVID-19, ka bërë që turistët të cilët zakonisht fillonin të vinin në fshatin Rovaniemi në këtë periudhë të vitit, tani nuk janë.

Finlanda, pavarësisht nivelit të ulët të infeksioneve ka miratuar disa nga kufizimet më të rrepta të udhëtimit në Evropë. Sipas raporteve të deritanishme, në muajin Gusht të këtij viti numri i turistëve në vend kishte rënë me 78%, krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën veriore të Finlandës, shumë biznese mbështeten tek turistët që shkojnë për të takuar Santa Claus, për të parë Dritat e Veriut ose për të bërë shëtitje me motor dëbore.

Drejtori menaxhues i bordit turistik “Visit Rovaniemi”, tha se për bizneset lokale Krishtlindja është në rrezik.

Ai u shpreh me fjalët se “Krishtlindja vetë do të vijë, por sa e lumtur do të jetë… kjo është në pikëpyetje”

Finlanda shpëtoi nga efektet më të këqija të pandemisë në pranverë, kur bëri një bllokim të rreptë, i cili përfshinte izolimin komplet të kryeqytetit, Helsinki. Kurse tani, si në pjesën më të madhe të Evropës, infeksionet janë në rritje përsëri, duke arritur një rekord ditor në fillim të këtij muaji.

Vendi me 5.5 milion njerëz, deri tani ka raportuar gati 13,000 infeksione COVID-19, përfshirë 346 vdekje.

Nga gjithë situata e krijuar, me Santa-n që përshëndet fëmijët nga prapa xhamit dhe me elfët me maska, gëzimi i Krishtlindjes tashmë është në mungesë./tvklan.al