Një kryebashkiak në Belgjikë është gjetur i vrarë mizorisht.

Mediat vendase raportojnë se Alfred Gadenne 71 vjeç, kryetari i Bashkisë së Mouscron në Belgjikë është gjetur i masakruar.

Ai u konstatua me fyt të prerë i hedhur në një varrezë disa metra larg shtëpisë së tij në Luingne.

Ka qenë gruaja e viktimës që e gjeti 71-vjeçarin të pajetë dhe që më pas njoftoi policinë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.

/tvklan.al