Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama është shfaqur përpara mediave për të inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruktimin e palestrës së “Shkollës së Kuqe” në kryeqytet. Për Ramën realizimi i këtij investimi prej 5 milion lekësh të reja bën të mundur vënien në jetë të një ëndrre që dukej e largët vetëm pak vite më parë.
Edi Rama: “Vetëm përpara pak vitesh dukej një ëndërr e parealizueshme që të gjitha shkollat e kryeqytetit të pajiseshin me palestra. Sot ne jemi në rrugën e realizimit të këtij synimi duke bërë gati palestrat e reja dhe duke planifikuar ndërtime të tjera palestrash në vitin që vjen.”
Ndërhyrja për rindërtimin e palestrës së shkollës së Kuqe është pjesë e projektit të bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjediseve sportive në të gjitha shkollat dhe lagjet e kryeqytetit./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka