Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Ardian Turku e ka nisur punën e tij duke u përballur me dy probleme kryesore, dritat dhe ujin për çështjen e furnizimit me energji elektrike ai ka organizuar një takim me drejtorin e KESH-it Andis Harasani.

Ardian Turku: Them se gjeta mirëkuptimin e zotit Andis për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të këtij qyteti, për ndërprerjen në një orar sa më të pakët, duke u mbështetur fuqimisht pikërisht ne faktin që qytetarët e Elbasanit krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë  paguajnë në kuota  më të larta energjinë elektrike.

Ndërsa çështja a ujit të pijshëm është një marrëveshje mes dy kompanive mendon kryebashkiaku i Elbasanit, megjithatë Turku i kujton shoqërisë gjermane Elber që administron ujësjellësin që të paguaj energjinë që konsumon.

Ardian Turku: Nuk besoj se qyteti i Elbasanit do të mbetet pa ujë të pijshëm dhe qytetarët nuk duhet të tremben për këtë.

Megjithatë nuk është problem i bashkisë dhe i të tjerëve që të kujdesen për shlyerjen e borxheve të një kompanie private siç është Elberi ndaj KESH-it./tvklan.al