Protestat kanë nisur në qytetin lindor të Turqisë, pas vendimit për mos dhenien e mandatit si kryetar bashkie të qytetit të Vanit të kandidatit të partisë pro kurde DEM.

Komisioni i Lartë Zgjedhor e ka quajtur të pavlefshëm fitoren e Abdullah Zejdan ne zgjedhjet e fundit lokale bazuar te një vendim i gjykatës turke, sipas të cilit ai nuk duhej lejuar të kandidonte.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, komisioni elektoral do të shpallë fitues kandidatin që u rendit i dyti në zgjedhje që i përket partisë së presidentit Rexhep Taip Erdoan. Pikërisht, ky fakt ka shkaktuar trazira të shumta ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Tv Klan