Kryeministri Anthony Albanese është detyruar të kërkojë falje pas komenteve të pahijshme që ai bëri për opozitën. Ai u vu në qendër të kritikave pasi ironizioi ligjvënësit e opozitës duke i pyetur ata nëse kishin sindromën Tourette.
Kjo deklaratë e tij u cilësua e neveritshme nga deputetët në të gjithë spektrin politik. Anthony Albanese u kthye në parlament për tu kërkuar falje të gjithë atyre personave që jetojnë me këtë çrregullim.
Hulumtimet vlerësojnë se një në çdo 100 fëmijë mund të ketë sindromën “Tourette” në Australi.
Sindroma “Tourette” është një gjendje neurologjike e trashëguar gjenetike. ‘Tourette’ është një çrregullim i sistemit nervor që i bën njerëzit të përjetojnë “tiks” të pakontrollueshëm.
Klan News