Në një intervistë për BBC radio kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat e ish-prokurores së Hagës Carla Del Ponte, për rrëmbimin dhe transportimin e serbëve nga Kosova në Shqipëri në fund të luftës 1999.
Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së BBC për Evropën Oana Lungescu në lidhje me thirrjen e “Human Rights Watch”, që qeveria shqiptare të nisë hetimet për këtë çështje. Kreu i ekzekutivit tha, se Shqipëria e ka shqyrtuar atë pasi është bërë një hetim nga prokurorë kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk është gjetur asnjë provë. Akuzat e Del Pontes në librin e saj, ai i cilësoi si një akuzë që ajo bën për vetveten duke qenë se ajo ka drejtuar prej shumë vitesh hetimet për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Kryeministri ka deklaruar se Del Ponte nuk ka paraqitur kurrë kërkesë zyrtare ndaj qeverisë shqiptare për këtë çështje. Duke sqaruar se jo do të kishte pasur ndihmën e tij, Berisha theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nëse ka krime lufte ato duhet të ndëshkohen pavarësisht etnisë ose origjinës.
Kreu i qeverisë shqiptare komentoi edhe zhvillimet në rajon, ai tha, se Serbia duhet të çlirohet nga mitet dhe të orientohet nga BE. Ndërsa e quajti problematike situatën në Mitrovicën veriore, duke thënë se ndarja e saj do të ishte e rrezikshme.
Kryeministri Berisha përjashtoi faktin së një copëtim i veriut të Kosovës mund të ringjallte idenë e krijimi të Shqipërisë së madhe./tvklan.al