Lushnja dhe Peqini do të lidhen me një rrugë të re që do të kalojë nga komuna e Ballagatit.
Fillimi i punimeve të këtij aksi është inauguruar nga kryeministri Berisha, i cili vuri theksin tek rëndësia e tij për të gjithë zonën e Dumresë dhe pranoi se ky nuk do të jetë projekti i vetëm në këtë pjesë të vendit. Rruga është e gjatë 12 km dhe do të kushtojë 150 milion lekë.
Sali Berisha: “Infrastruktura moderne për të gjitha fshatrat e kësaj zone, asfaltimi i rrugëve të tyre, ujësjellësit, ndërtimi dhe rindërtimi i sistemit vaditës janë projekte tjera të cilat do të vijojnë në Ballagatë dhe në mbarë Shqipërinë.”
Projekti i ullirit ka qenë një pikë tjetër në të cilën kryeministri është ndalur duke thënë se do të financojë CD rrënjë të mbjellë nga fermerët.
Sali Berisha: “Do financojmë çdo rrënjë ulli të mbjellë në këtë komunë dhe në të gjithë … bregdetare. Qeveria në projektin e saj të mbështetjes së fuqishme për fermerë, 4 vitet që vijnë do të subvencionojë çdo projekt të fermerëve të Ballagatit, të Myzeqesë dhe të mbarë Shqipërisë.”
Numri një i qeverisë ka siguruar se mandati i dytë do të jetë ai i Shqipërisë evropiane ku të gjithë qytetarët do të kenë të drejta të njëjta me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.
Sali Berisha: “Mandati i dytë është mandati i fytyrës Europiane, të Ballagatit të mbarë Shqipërisë. Mandati i dytë është mandati në të cilin ne do të bëjmë që qytetarët e Ballagatit dhe të Shqipërisë të gëzojnë ato të drejta, ato kushte jetese të denja për qytetarët evropianë.”
Në Ballagat më 2 gusht do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e komunës. Ndaj dhe kryeministri u kërkoi banorëve të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Sherbet Shala, sepse në këtë mënyrë vota e tyre do të jetë tha kryeministri për ndryshimin e Shqipërisë.
Sali Berisha: “Të votoni për vazhdimin e ndryshimit. Shqipëria ka nevojë për besimin tuaj, për votën tuaj, unë ju garantoj ju se ajo do shtrohet në rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, pensione të larta, do të shtrohet në mbështetjen më të fuqishme që keni njohur ndonjëherë për fermat tuaja dhe mbrosimin.”/tvklan.al