Sali Berisha: “Historia duhet të shqyrtohet dhe rishkruhet, këtu nuk heq asnjë presje, por duhet të shqyrtohet dhe të shkruhet me objektivitet, ndershmëri sepse për ndryshe bën vetëm një replikim të shkrimit të saj. Nuk mund të them pavarësisht nga notat politizuese që janë shprehje dhe këto të një primitivizmi ose të një stadi të prapambetur. Sido qoftë qëndrimi është i prerë. Historia do rishkruhet dhe do rishqyrtohet, sepse ajo është e fshehur, po ajo do nxjerrë të vërteta dhe vetëm të vërtetat. Të mendosh se çunat e bllokut, Kristaqit dhe Xhelilit do mbrojnë historinë, mjerë historia kë paska”./tvklan.al